Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar.

Në këtë kuadër, u ndaluan shtetasit:

– Gerald Dukaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;

– Klaus Jacaj, 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.