Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Borake të Shijakut ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme i riu që mbeti i plagosur, është thirrur nga kushëriri i tij që kishte një konflikt me fqinjin e tij në fshat. Në konflikt e sipër shtetasi Altin Farruku, është goditur me thikë e për pasojë ka mbetur i plagosur.
riu është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku po merr shërbimin mjekësor.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.