Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Divjakë, ku 43-vjeçari Ardjan Verdha ka plagosur me thikë 45-vjeçarin Robert Kruti dhe djalin e tij 18 vjeçar. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së dyfishtë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.