Një person ka mbetur i plagopsur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se 30 vjeçari Enea Zylfullari është qëlluar me thikë, duke marrë plagë të rënda, ndërsa është nisur me urgjencë në spital.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që policia ka arrestuar 16 vjeçarin E.P, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.