Një 55-vjeçar është plagosur me thikë nga një 49 vjeçar në qytetin e Vlorës.
Falë reagimit të shpejtë, policia e Vlorës dhe “Shqiponja” kanë kapur dhe arrestuar autorin.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Blutë” kanë sekuestruar po ashtu edhe mjetin prerës, thikë.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me thikë një 55-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në fshatin Novosel, gjatë të cilit ishte plagosur me mjet prerës shtetasi 55 vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar 49 vjeçar, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 49 vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al