Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku si pasojë e një konflikti mes të rinjsh, ka mbetur i plagosur rëndë një 19-vjeçar.
Polivia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policise:
Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
(E.K/Faxweb.al)