E gjithë bota po përballet me një valë të re të koronavirusit, për shkak të përhapjes masive të variantit “Omicron”. Një sektor i prekur mbetet edhe futbolli, teksa shumë klube europiane janë në vështirësi.
Konkretisht, Bayern Munchen po përballet me një situatë të vështirë. Alphonso Davies është lojtari i fundit i ekipit bavarez që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Te Bayerni po luftojnë me koronavirusin edhe lojtarë si Manuel Neuer, Leroy Sane, Dayot Upamecano, Lucas Hernandez, Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Tanguy Nianzou dhe Omar Richards.
Duke llogaritur edhe Leon Goretzkan e dëmtuar, trajneri Julian Nagelsmann nuk do të ketë në dispozicion plotë 10 futbollistë në ndeshjen e kësaj të premte ndaj M’Gladbach.
