Mediat shtetërore siriane kanë raportuar se sistemet e mbrojtjes kundërajrore në Siri kanë penguar sulme ajrore afër kreyqytetit Damask.

Televizioni shtetëror më herët raportoi se shpërthimet janë dëgjuar në zona rurale jashtë Damaskut, shkruan Reuters.

Kjo media përmendi “caqe armike të lëshuara nga territoret e pushtuara”. Nuk ishte menjëherë e ditur se kujt i është referuar televizioni me këtë term, por Izraeli, i alarmuar nga rritja e ndikimit rajonal dhe pranisë ushtarake të Iranit në Siri, thotë se ka kryer qindra sulme ajrore në Siri për ta ngadalësuar shtrirjen e Iranit.

Edhe faqja e lajmeve për konflikte në Twitter, “Conflict News”, e përmendi Izraelin si autor të sulmeve.