Është tensionuar protesta e qytetarëve të Korçës. Gazetari Roland Beqiraj raporton se në një moment ka pasur përplasje të protestuesve me forcat e policisë, pasi këta të fundit tentojnë të lirojnë qarkullimin.

Sakaq, qytetarët vazhdojnë me thirrjet e tyre për uljen e çmimit të karburantit, por edhe produkteve të tjera. Aktualisht protesta është përqëndruar në qendër të Korçës, ndërsa pritet që të shpërndahet edhe në zona të tjera të qytetit.

Më herët sot, në Korçë u shënua një tjetër episod. Deputeti i grupit të Rithemelimit ë PD, Edmond Spaho, i cili in është bashkuar kësaj proteste u përplas me forcat e policisë. /