Disa refugjatë afganë të vendosur në Shëngjin që pas largimit nga vendi i tyre janë ngritur sot në protestë. Kjo pasi një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri nuk ka paguar detyrimet ndaj hotelit ku ata qëndrojnë që prej 5 muajsh.

Afganët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje pasi rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve. Nga ana tjetër administratori i resortit ku ata janë të vendosur, Bledar Shima shprehet se deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje ndërkohë që ka pasur ndërhyrje edhe nga qeveria shqiptare për zbatueshmërinë e kontratës.

“Nuk po nxirren forcërisht. Kemi një problem financiar me një prej grupeve të fondacioneve dhe po flasim për kryerjen e pagesës. Në asnjë mënyrë nuk kemi marrë asnjë vendim për t’i nxjerrë forcërisht nga resorti ynë.

Pagesat vazhdojnë që nga janari që nuk jannë kryer. Janë rreth 80 dhoma. 350 persona afërsisht. Janë duke diskutuar për pjesën e pagesës.

Është futur edhe qeveria në negociata. Varet si do vazhdojë procedura më mbrapa. Ata nuk mund të largohen sepse kanë mbrojtje të përkohshme nga qeveria”, tha Shima.

Burimi tpz.al