Rreth orës 22:10 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta shtetasi R. L është konfliktuar me shtetasin A. M.

Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar menjeherë nga vendngjarja me një mjet, duke i shpëtuar bluve.

Policia thotë se po punohet për kapjen e shtetasit R. L, me qëllimin zgjidhjen e konfliktit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.