Skuadra italiane, Juventus duket se nuk po kalon një moment të mirë. Renditje që peshon shumë, ndërsa tensioni duket se ka arritur kulmin. Max Allegri ka shpërthyer kundër skuadrës dhe veçanërisht kundër lojtarëve që vazhdojnë të gabojnë në fushën e lojës, për të mos thënë se në ndeshjen ndaj Milanit ka patur shkëndija mes portierit ëojciech Szczesny dhe Adrien Rabiot për shkak të golit të shënuar nga Rebic.
Menjëherë pas bilbilit të trefishtë, Allegri u dëgjua të shprehej: ” Dreqi ta hajë! Këto lojtarë duan të luajnë dhe te Juventus”!Por midis ndeshjes dhe deklaratave do të kishte qenë gjithashtu një goditje e papritur dhe e zhurmshme brenda dhomës së zhveshjes, ku Allegri do të linte mënjanë qetësinë e tij, duke përdorur tone shumë të ashpra për të shprehur të gjithë zhgënjimin e tij.