Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Uniformat blu bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G.G, ka goditur me thikë në kurri shtetasin K.K.
Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të qytetit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.