Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar vatrat e para të zjarreve në Bashkinë e Gramshit. Në njësinë administrative Kodovjat janë djegur rreth 1 hektar pyje me pisha dhe kullota.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit të Gramshit të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga të dhënat që jepen, zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta. Zjarri ka nisur në njësinë administrative Kodovjat nëpërmjet fshatrave Bulçar dhe Shelsan.