Kujtdo që ka përshkuar aksin rrugor Elbasan – Librazhd, i ka rënë në sy peisazhi i bukur në të djathtë të rrugës nga lumi Shkumbin i cili përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Pushues të shumtë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga qytete të tjera përreth këtij rajoni, prej shumë vitesh preferojnë të bëjnë plazh dhe të marrin rreze dielli nën rrapat e lumit që gjenden kudo.
Të shumtë janë ata të cilët edhe këtë fundjavë kanë zgjedhur që të kalojnë duke shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e lumit. Të pyetur pushuesit shperehen se ky vend ka nja pamje të mrekullueshme dhe vijnë vazhdimisht këtu.
Thuajse gjatë gjithë gjatësisë së lumit Shkumbin gjen çadra të vendosura nga banorët e zonës por edhe turistë aventurierë. Ata të cilët do të zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe buzë lumit Shkumbin do të kenë mundësinë që jo vetëm të bëjnë plazh por gjithashtu shumë qytetarë që këtë fundjavë do të plazhojnë në lumin Shkumbin dhe do të drekojnë në lokalet që ndodhen buzë tij dhe që servirin gatime tradicionale të zonës.