Edhe në Kosovë prej disa ditësh po kryhen stërvitje ushtarake në kuadër të “Defender – Europe 21”.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë së fundmi ka postuar edhe disa foto të veçanta nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Ajo që bie në sy është ushtar i pajisur me një snajper të tipit Barret 82. Pesha e kësaj arme është 14 kilogramë, ndërkaq gjatësia e saj 140 centimetra.