Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, ndryshe Fifi së fundmi ka reaguar në rrjet në lidhje me një sërë komentesh negative që mori në rrjet pas një postimi të bërë me Egli Takon.

Kujtojmë se dyshja në fjalë në një video së bashku realizuan një trend në “TikTok”, mirëpo kjo video nuk u mirëprit nga të gjithë.

Ndaj Fifit vërshuan komente të ashpra se si ajo mund të përkrahë një femër si Egli. Gjithashtu ajo na zbuloi se po realizohet një bashkëpunim me këngëtaren Egli për të sjellë një projekt të ri muzikor, që Fifi e vlerëson si një rikthim të merituar për artisten.

“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shtoi ajo, duke theksuar se Egli nuk po prezantohet si influencuese apo tiktoker-e, por si “një artiste e vërtetë”.

E reagimin e saj ndaj komenteve në lidhje me Eglin, Fifi e përmbyll me një mesazh të ëmbël: Love you guys, Fifi.