Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.
Kushi thekson se ata të cilët nuk kanë pasur mundësi për t’i plotësuar këta dy formularë kanë mundësi ta bëjnë në dy datat në vijim.
Statusi i Plotë i ministres Kushi:
“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.
Suksese të gjithëve!”
fax