Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancën e sotme në GJKKO Erion Alibej ka zbërthyer një sërë ngjarjesh kriminale.
Ai ka treguar për vjedhjen e 2 kg kokaine, në Itali. Sipas tij Suel Çela i kushte vjedhur Hajdar Çopjes 2 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë së tij Alibej ka treguar një sërë ngjarjesh si edhe njohjet me Suel Çelën, Hajdar Çopjan si edhe përplasjet lidhur me trafikun e drogës.
“Jemi familje e respektua në qytet, ishte vëllai që emigroi në fillim në Greqi, pastaj në Itali, nga 2006 deri në 2018 , është marrë me punë të paligjshme trafikant droge, un s’u përzieva u kujdesa për familjen se kisha nënën e sëmurë, Endriti është marrë vetëm me drogë, në 2009 shkoi në Holandë, vëllai im ishte 2 vjet më i madh, unë në 2010-tën shkova në Itali me marrë ilaçe për 2 jave.
Endritin e kërkonte Italia gjatë kësaj kohe, ditën e fundit që do kthehesha me arrestoi policia dhe u dënova 3 vite e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit megjithëse s’kisha lidhje. Pasi u lirova në 2012-en Endriti ishte sërish në Holandë dhe më dërgoi një vajze që më mori, shkova në Rotherdam, e gjeta me Hajdar Copën, njohje e hershme, me tha Endriti donte ta ndihmonte se s’ka.
Kishte ardhur në Holandë sa të gjende një shtëpi. Endriti kishte baze dhe në Angli, un kisha shumë kohë pa fol dhe e taku Suel Çelën për shkak të një hatërmbetje në lidhje me Arjan Spahiun për trafikun e drogës.
Kontrollet në burgun e Durrësit, zbulohen 10 celularë nëpër qeli! Fshiheshin nëpër tualete
Kosova mbetet sërish pa qeveri të re! Kuvendi nuk konstituohet as pas tentativës së 23-të!
“Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Po fiton nga kënga për Gjestin…
Një ditë me tha Endriti po vjen tek shtëpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin, un nuk doja ti takoja, Sueli e fillojë hershëm trafikun ne Itali ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokainë. Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan që Hajdari e kishte kushëri të dytë. E ndihmova Suelin pas arrestimit, kur ishte në arrest shtëpi, shkoi Arjan Spahiu e mori, hyri nga Franca e nxori.
Sueli i kishte borxh Arjanit për gjysmë kile kokainë, hyra un garant për këtë gjë që mos t’u zinin”, ka dëshmuar Erion Alibej.