Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali teksa po realizonte një video për TikTok. Ngjarja ka ndodhur me 20 Janar, kur Lorenzo Pjetrushi kishte hipur mbi makinë që drejtohej nga kushëriri i tij që të qëndronte në këmbë dhe të filmonte videon, pavarësisht se ishte në lëvizje.
Ai ishte në kujdes intensiv në spitalin e Trevisos por ndërroi jetë me 29 Janar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka me djalin e ditëlindjes duke hipur mbi makinë.
Por shakaja përfundoi në tragjedi pasi djali u rrëzua, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë./abcnews.al