Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë teksa ishte duke dërguar në çerdhe fëmijën e tij. Sipas dyshimeve të para shtetasi D.S. humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi:
Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
