25-vjeçari shqiptar Amarilt Elezi, ka ranë në prangat e policisë pasi u kap në një fermë kanabisi në Bradford. Elezi kujdesej për lëndën narkotike e cila ishte vendosur në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford.

Në banesë u zbuluan 81 fidanë. Rritja e bimëve narkotike bëhej nëpërmjet pajisjeve që përfshinte llambat, ventilatorët dhe mbulesat plastike.

Në momenti kur u kap Elezi ishte në gjumë, në dhomën me lëndë narkotike.

I riu shqiptar i cili ishte marangoz, kishte hyrë ilegalisht në vend dhe fillimisht kishte punuar në kantierë.

Ai kishte 5000 £ borxh ndaj trafikantëve dhe e solli në Bradford për të kujdesur bimët e kanabisit për të paguar paratë.