Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në Poliçan, ku katër shtetas çekë u kapen duke bërë foto në një tunel që të çonte në uzinën e armëve.

Ministria sqaron se ngjarja ka ndodhur në orën 08:40 të së dielës, ndërsa sqaron se janë ndaluar dy meshkuj brenda tunelit, ndërsa dy femra po të shtetësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm, janë ndaluar pak më larg tunelit.

REAGIMI
Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend