Trajtimi që po merr në betejën e saj kundër kancerit, edhe pse i vështirë, duket ka dhënë rezultat për Kate Middleton.

Princesha e Uellsit njoftoi se ka përparime dhe se sot, do të marrë pjesë në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik që kur u mësua diagnoza e saj. Bashkëshortja 42-vjeçare e princit William nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti.

Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin ende nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër. “Po bëj përparim të mirë, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi. “Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun”, shtoi ajo.

Edhe pse ky njoftim është i rëndësishëm, ai nuk nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Parada për ditëlindjen e mbretit mbahet çdo vit në muajin qershor. Mbreti Charles, i cili gjithashtu po kurohet për një lloj kanceri për të cilin nuk dihen detaje, pritet të mbikqyrë ceremoninë, gjatë së cilës forcat ushtarake parakalojnë me veshje ceremoniale dhe flamuj.

Postimi i plotë i Kate:

Jam e mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira  mbështetëse dhe inkurajuese gjatë dy muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë ndryshimin e botës për Ëilliam dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve në disa prej kohëve më të vështira.

Unë po përparoj mirë, por siç do ta dijë kushdo që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit tuaj duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi ta shfrytëzoni sa më shumë që të ndiheni mirë.

Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën studimore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë në shtëpi.

Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë pyllit.

Po mësoj si të jem e duruar veçanërisht me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr këtë kohë shumë të nevojshme për t’u shëruar.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë juve që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua.https://www.instagram.com/p/C8NCRQKt4fA/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv&rp=%2F2024%2F06%2F15%2Fpo-i-jap-vetes-kohe-per-tu-sheruar-permiresohet-gjendja-e-kate-middleton-princesha-merr-pjese-ne-paraden-e-mbretit-charles%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1075.1999999999534%2C%22ls%22%3A267.69999999995343%2C%22le%22%3A823%7D