Një indinjatë në rrjet shpërtheu në Turqi pasi një video tregonte gazetarin e HABERTURK, Muharrem Sarikaya duke goditur me shuplakë një teknik audio ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte.

Sindikata e Gazetarëve Turkë dënoi incidentin dhe tha në një deklaratë:

“Dënojmë aktin e egër të gazetarit Muharrem Sarikaya kundër zërit teknik të Ahmet Demirit. Presim një falje nga Sarikaya”.

Më pas dhe ndërsa video u bë virale në të gjitha rrjetet sociale në vend, gazetari i HABERTURK ka kërkuar falje, por tekniku ka deklaruar se do të bëjë padi.

Megjithatë, disa përdorues të Twitter-it në postimet e tyre thanë se kërkimi i faljes së Sarikaya nuk ishte i mjaftueshëm dhe se ai duhet të përjashtohej nga profesioni.

Pak më vonë u bë e ditur se kanali i dha fund bashkëpunimit me gazetarin e njohur.