Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor, Lezhë-Balldre, ku kamioni ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.
Mësohet se kalimtarja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, ndërsa identiteti i të plagosurës nuk bëhet me dije.