
Një 52-vjeçar është dhunuar pranë banesës së tij mëngjesin e sotëm në fshatin e Prezës. B.F., kallëzoi në polici se u dhunua nga persona të paidentifikuar gjatë rrugës për në shtëpinë e tij në Prezë të Tiranës, herët në mëngjesin e sotëm.
Pas rrahjes, autorët janë larguar me automjet nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për verifikimin e rrethanave të rastit.
Ka kallëzuar shtetasi B. F., 52 vjeç, banues në fshatin Prezë, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë rrugës për në banesën e tij, është goditur me sende të forta, nga shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.
