Gjykata britanike dënoi me 20 muaj burg një 23-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinë.
I dënuari, sipas mediave britanike, është shtetasi Kastriot Dardha. Ky i fundit po ecte me një “Golf” në autostradë, kur u ndalua rastësisht nga policia, pas dyshimeve se mund të mos kishte patentë, raportojnë mediat britanike.
Shqiptari u kap me një kilogram kokainë në makinën e tij në A11 pasi erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të fituar para për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.
Gjykata e Kurorës në Noruich deklaroi se Dardha u dha detaje të rreme oficerëve, të cilët gjetën një paketë, e cila dukej se përmbante një kilogram drogë, në pjesën e pasme të pasagjerëve.
Dardha, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatë të enjten më 8 korrik pasi kishte pranuar më parë posedimin me qëllim të furnizimit me drogë të klasës A më 9 prill të këtij viti.
Duke dënuar të pandehurin me 20 muaj burg, Simon Taylor tha se Dardha “luajti një rol në përpjekjen për të vënë një kilogram kokainë në duart e atyre që do ta shpërndanin në rrugë”.