Erion Murataj PSD

Një i mitur ka djegur aksidentalisht një automjet në Korçë.

Sipas policisë, një 10-vjeçar, duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet.

Ky i fundit si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.