Gazetari Aulon Kalaja në protestën e opozitës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të çohen kundër kësaj qeverie.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga këta hiena, që sic tha ai po na shqyejnë. Një mesazh, Kalaja kishte edhe për të gjithë demokratët që të kenë guximin dhe të ngrihen në protestë.

Është koha, tha ai, që “nga qytetar të kthehemi në luftëtarë për Shqipërinë tonë”

“E keqja që ka ardhur në pushtet ka tërhequr të gjitha të këqijat e shoqërisë. Është dita për një besa a besë. E keqja fiton kur e mira nuk bashkohet.

Sa e vështirë për ty, për të lënë filxhanin e kafesë. Ndalu pak, shikoje veten. Vëllai yt ka ikur në emigracion.

Kjo besëlidhje ka vend për të gjithë, edhe për ty që sot rri shtrirë. Ke detin përballë.

Këta njerëz janë derdhur në shesh, kjo është zemra e Shqipërisë. Nga ky oqean shqiptarësh, të shqyen për të drejtat e veta.

Çohu pra, edhe ty po të presim, që flet nga frika e luanit, kur ne na shqyejnë hienat.

Ora ka ardhur edhe për ty o demokrat. Çohu dhe guximi yt do ta vrasë frikën. Çohuni në këtë protestë kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Po jetojmë në kohë të vështira.

Optimizmi im vjen pas tragjedisë së gjerave. Kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli, por qeveria.

Është koha, nga qytetar të kthehemi në luftetare për Shqipërinë tonë”, tha Kalaja