Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën ‘Open Balkan’. Ai tha se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet, dhe se nuk është konspiracion.
“Përsa i përket pyetjes së parë, ne iu bëjmë thirrje që të bashkohen. A do të heqim ne dorë nga Ballkani i hapur, nëse nuk bashkohemi, është e thjeshtë, Sot me këto vendime që kemi marrë, janë mijëra dhe dhjetra mijëra njerëz që do ecim. pavarësohet nga Ballkani i Hapur, nga BE, nga NATO, Kombet e Bashkuara, shkojnë dhe vijnë në këto territore, eksportojnë në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe janë më tepër se 600 apo 700.
Këtyre njerëzve ne i kemi dhënë mundësinë që të mos presin më me orë të tëra në kufi, të mos kenë nevojë për 3 palë dokumente. Të mos iu ndodh që nëse kalojnë në një doganë, dhe shkojnë te tjetra që; nuk punojmë tani. Këtyre njerëzve do iu kthejmë barrierat pas se 3 vende nuk duan?! Patjetër që jo.
Ky është Ballkani i Hapur. Ballkani i hapur nuk është konspiracion, por proces i çlirimit të forcave të punës nga pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme. Është unifikim sipas BE. Ça problemi ka këtu nëse nuk pranohen 3 vendet të tjera?! në Ballkanin e hapur s’ka konsensus, kush do të kërcejë, kërcen. Ballkani i Hapur nuk ndalet. Është interes strategjik i shqiptarëve, përtej interesit rajonal.
Do vijnë në Ballkanin e Hapur, por vetëm se do humbasin kohë. Vendet që janë këtu, do fitojnë. Thirrja jonë dhe imja nuk është; aman hajeni ju se po nuk erdhët do e lëmë këtë punë. Këtë punë e kemi nisur për Shqipërinë, siç e ka nisur secili këtu për vendin e vetë. ata mund të ulen, të përfitojnë. As nuk do ta ndalim Ballkanin e Hapur as të ndryshojnë trajektoren që nuk kthehet pas.”, tha Rama.