Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e së dielës në Maliq. Gazetari Roland Beqiraj raporton se një 50 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zëmblak. 50 vjeçari ka qenë duke pastruar armën tip çifte ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.
Për pasojë 50 vjeçari ka humbur jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al
