TIRANË- Një 40-vjeçare nga Tirana ka rënë nga kati i tretë i banesës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që gruaja po pastronte grilat e dritareve. Menjëherë ajo u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al