Një 30 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Sofraçan në Bulqizë, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Nga të dhënat e para mësohet se 30-vjeçari kishte shkuar të peshkonte, duke përdorur një gjenerator, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.
