Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar 25 anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë të cilët dyshohet se synonin rrëzimin e qeverisë. Raportet gjermane thonë se grupi i ekstremit të djathtë planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin, raporton BBC
Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger, e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.
Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871. /abcnews.al