Një 21-vjeçar me inicialet D.J., ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një resort në Durrës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu ishte punësuar në Hamallaj, në një resort të firmës “Agi Konstruksion”.

Ai është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë disa dëmtime. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Hamallaj, Durrës, shtetasi D. J., 21 vjeç, ka qënë duke punuar në një Resort të firmës “Agi Konstruksion”, aksidentalish është rëzuar dhe si pasojë, ka marrë disa demtime, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.