Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar kanabis.
Genti Peca, 18 vjeç, Igli Kuçi, 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe Agron Kaci 20 vjeç banues në Dibër, u kapën në flagrancë në Rrugën e Limuthit, në kuadër të operacionit “Collaboration”.
Tre të rinjtë po ecnin në këmbë, ndërsa kanabisin me peshë rreth 7 kg e 300 gramë, e kishin futur në një thes, të cilën do ta shisnin.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Kacit në Dibër, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel