Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja Blerta Rexha e cila humbi jetën një ditë më parë si pasojë e një aksidenti tragjik në Kosovë.

Rexha në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar me automjet me të fejuarin e saj, Leutrim Azemi.

Sipas asaj që mediat vendase bënë me dije mësohet se ngjarja e rëndë u regjistrua një ditëm ë parë, në rrugën Drenas-Skenderaj, afër fshatit Polluzhë. Ka qenë Azemi i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë përfunduan anash rrugës.

Çifti mbeti i plagosur dhe menjëherë u dërguan në QKUK, por fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 24-vjeçarja nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë disa orë më pas.

Sakaq, i fejuari i saj vijon të jetë i shtruar pranë qendrës spitalore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje policia e Kosovës është duke vijuar me hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e tyre.