Pikësëpari, këtë periudhë drejtuesit e klubit torinez duhet të zgjidhin përfundimisht nëse do të futen në garë për Pogba apo jo. Mesfushori francez është në skadencë të kontratës dhe në çdo rast që i jepet i lëshon Zonjës mesazhe dashurie në distancë, opsioni për tu rikthyer në Torino e josh jo pak. Problemi i vetëm është paga e tij, aktualisht Pogba përfiton 13 milionë euro ndërsa Juve nuk mund ti ofrojë më shumë se sa 7 milionë euro në sezon, ky është rregulli i ri i vendosur për të gjithë.
Gjithnjë sipas Tuttosport, në listën e dëshirave të Allegrit janë dhe dy lojtarë të tjerë, Zaniolo i Romës dhe Milikovic-Savic i Lazios. Kjo i përket të ardhmes, ndërsa në lidhje me të tashmen, Allegri duhet të bëjë llogaritë pa McKennie, mesfushori me tipare sulmuese do të mungojë për afro 2 muaj pas dëmtimit të pësuar në sfidën kundër Villareal.