Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 65-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup.

Njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për këqyrje.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Njoftimi:

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.