Pas afro dy muajsh sot në gjykatën e Elbasanit avokati mbrojtës I 6 efektivëve të pezulluar nga detyra për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar shtyrjen e çështjes.Të 6 policët e drejtorisë së Elbasani kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan, nga një nga badigardët e PD-së. Në njoftimin zyrtarë theksohej se gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për 6 efektivët . Mbi ta gjithë ata rëndon e njejta akuzë : Shpërdorimi i detyrës” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Gjatë ditës së sotme avokati mbrojtës I të akuzuarve ka kërkuar shtyrjen e seancës për efektivët pasi siç pretendon ai nuk ka pasur në dispozicion aktet e dosjes hetimore. Edhe pse hetimi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit vijon prej më shumë se një viti, zvarritja e procedurave siç pretendojne efektivët tregon se ata nuk do të “shpëtojnë” kaq lehtë nga akuzat që rëndojnë mbi ta. Lidhur me këtë teme e cila është kthyer në një diskutim të gjërë në qarkun e Elbasanit gjatë muajve të fundit edhe qytetarët elbasanas thonë se drejtësia nuk mund të jetë e njëanëshme dhe të veprojnë tek më të “dobëtit”.
Efektivët, Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku,Erjon Balla,Erjon Meçja,Donald Dedja,Besmir Kadiu, të cilët nga ana tjetër janë edhe kryefamiljarë prej dy muajsh enden rrugëve të zyrave të gjykatës në pritje të një vendimi të cilin shpresojnë ta kenë sa më parë në mënyrë që të besojnë se drejtësia ekziston dhe se ata nuk do të jene kurbani I rradhës për aferat politikë./egnatia news