Një automjet policie ka përplasur një çiklist ditën e sotme në rrugën ‘Myslym Keta’ në kryeqytet.

Bëhet fjalë për policin me inicialet P.N., ndërkohë i aksidentuari me inicialet A.G., rreth 55 vjeç, është dërguar në spital për t’u mjekuar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)