Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ashtu si gjatë ditëve të javës, edhe në fundjavë ka prezencë të lartë të shërbimeve për monitorimin e qarkullimit.
Dje, radarët automatikë dhe makinat inteligjente janë vendosur në të dy kahet e lëvizjes në Bypassin e Fierit, ku kanë regjistruar shpejtësi deri në 190 km/h, disa herë më shumë se tabelat e lejuara në këtë aks.
Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore”, apelon Policia.