Home BOTA Policia bastis banesën e ministrit, akuzohet për shpërdorim detyre

Policia bastis banesën e ministrit, akuzohet për shpërdorim detyre

18

Policia kroate ka nisur kontrollet në banesën e ministrit të Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat pas akuzave për shpërdorim detyre.

Sipas mediave të huaja thuhet se autoritetet atje po hetojnë për rolin e Horvatit në abuzimet tashmë të lidhura me ish-asistenten e tij, Ana Mandac.

USKOK dyshon se me kërkesë të Josip Rimacit ka pranuar të mbështesë zejtarët nga Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Horvati.

Ana Mandac është asistente e Horvatit që nga viti 2016 dhe ajo vetë ka treguar se ai e ka ftuar të vijë në Ministri dhe si asistente ka marrë një pagë prej 13296 kuna (1764 euro).

Ajo u arrestua në vitin 2020 me Josip Rimac dhe 11 persona të tjerë. Ana Mandac u kap aksidentalisht në komunikim me Josip Rimac, i cili i kërkoi asaj t’i jepte ndihmë shtetërore tre sipërmarrësve.

Njëri prej tyre në vitin 2019 ka marrë 185 mijë kuna (24 mijë euro), ndërsa dy nga 200 mijë kuna (27 mijë euro).