Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të kalimit të paligjshëm të eurove. Burime për ABC bëjnë të ditur se në pikën kufitare sot janë zbuluar 25 mijë euro të padeklaruara.
Mësohet po ashtu, se eurot janë zbuluar në një autobus të linjës.
Kujtojmë se një ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi 500 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e një autobusi nga Bari në Shqipëri, në portin e Durrësit. Në pranga u vu pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela. /abcnews.al/