DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan zbardhen 2 raste të vjedhjeve të ndodhura gjatë këtij muaji, referuan materialet në Prokurori për to, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 26.12.2022, ka vjedhur një shumë lekësh dhe paketa me cigare, në një lokal;

-M. L., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 14.12.2022, dyshohet se i ka vjedhur kompjuterin, një shtetasi.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe O. C., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë shoqërimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një konflikt në familje, në të cilit dyshohet se ky shtetas ishte i përfshirë, 20-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, shërbimet e Policisë.