📌Policia Rrugore e Elbasanit
Vijonë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore të qarkut. Këto kontrolle synojnë ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në qytet.
Gjatë muajit janar, janë vënë në pranga 27 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
📜Gjatë këtij muaji, janë vendosur 7778 masa administrative, të ndara konkretisht:
- 3670 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
- 685 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 100 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha;
- 890 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
- 65 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
-53 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike; - 1333 për parakalime të gabuara;
- 412 për parkime të gabuara, 320 nga këto raste të evidentuara nga makina inteligjente;
- 570 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.