📍Policia Rrugore e Elbasanit

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

✅ Janë arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅ 742 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 341 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

✅ 229 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅ 66 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ Janë ndëshkuar 379 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️

vendosnirripinesigurimit✅

respektonikëmbësorët 🚶🚸

STOP❌shpejtësisë❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘