DVP Elbasan/Sqarim
Në lidhje me lajmin që është publikuar në media dhe rrjete sociale, për grumbullimet masive të mëdha me inerte në luginën e lumit Shkumbin, ju bëjmë me dije se:
Në zbatim të planit të masave, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë evidentuar raste të ndojtjes së mjedisit nga inertet dhe mbeturinat e hedhura më parë, raste të cilat u janë bërë prezent bashkive përkatëse, me qëllim marrjen e masave për heqjen e tyre.
Pas referimit të rastit nga Komisariati i Policisë Peqin, për ndotjen në luginën e lumit Shkumbin, prej disa ditësh bashkia e Peqinit vijon punën për pastrimin e mbeturinave të hedhura e grumbulluara prej vitesh në këtë luginë.
Mbrojtja e mjedisit, pastrimi dhe marrja e masave për të parandaluar dhe ulur ndotjen e ujit, ajrit, tokës dhe ndotjet e tjera është në fokusin kryesor të shërbimeve të Policisë Elbasan.
Për këtë, Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, ka filluar prej disa ditësh një aksion pastrimi.