POLICIA E ELBASANIT BËN BILANCIN PËR 2021
Drejtuesit thonë se ka ulje të kriminalitet Obejktivin prej 2600 vepra penale për vitin 2021 policia e Elbasani nuk e realizoi sepse në total në 2021 në qarkun e Elbasanit u regjistruan 2781 vepra penale. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në DVP Elbasan ku u bë bilanci I vitit që lam pas Ardian Çipa drejtuesi I policisë së qarkut tha se referuar shifrave kemi një rritje të kriminalitetit sa I takon veprave penale.
Gjatë 2021 në qarkun e Elbasanit u kryen 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbardhura ndërsa për 4 të tjera vijojnë hetimet.
I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryepolici Gledis Nano I cili u shpreh para efektivëvë dhe drejtuesve të Elbasanit se për vitin 2022 do të ketë tolerancë zero nda krimit. Nano kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve të Elbasanit për të denoncuar paligjshmëritë. Kryeprokurori I Elbasanit Kreshnik Ajazi tha së në focus të 2022 do të jetë hetimi I ngjarjeve të rënda të cilat vijojnë ende të pazbardhura nga vitet e mëparshme.
Elbasani vijon të mbetet një ndër qarqet që ka një nivel të lartë të kriminalitetit por pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve për t’ju drejtuar pyetje drejtuesve të lartë të policisë asnjëri prej tyre nuk pranoi të përgjigjej.